Politico: Duke u marrë me Qatargate, harruam drejtoreshën shqiptare të transportit të drogës
Ne ishim të gjithë tepër të zënë me skandalin e Qatargate saqë na humbi një histori mahnitëse e dalë nga Shqipëria.
Kështu shkruan prestigjiozja “POLITICO” në rubrikën “DECLASSIFIED”, ku lajmet jepen me nota humori, por jo vetëm.
Erisa Fero, drejtoreshë e IT-së në Agjencinë Shtetërore të Informacionit të Shqipërisë (AKSH), u arrestua pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa dyshohet se transportonte 58 kg kanabis.
“Dëgjoj që pyesni se sa është 58 kilogram. Epo, sipas uebsajtit të shkëlqyeshëm Weight of Stuff – që ju tregon sa të rënda janë gjërat – është e njëjta peshë si dy karrige zyre ose një komplet daulleje prej gjashtë pjesësh”.
Fero po përdorte ID-në e saj zyrtare të qeverisë për të shmangur postblloqet dhe kontrollet e policisë.
“Kambanat e alarmit ndoshta duhet të kishin rënë gjithsesi pasi Fero – dhe le t’i kujtojmë vetes titullin e saj të punës, drejtoreshë e IT-së – është një përdoruese e madhe e aplikacionit të mediave sociale të të rinjve TikTok, e ky i fundit është konsideruar si një drogë digjitale”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë