Arsenali i ka thënë Atletico Madridit se janë të përgatitur të marrin Joao Felix në huazim në janar – por ata nuk janë të interesuar për një klauzolë që do t’i detyronte Topçinjtë në një marrëveshje të përhershme gjatë verës.
Felix, 23, duket se nuk ka të ardhme afatgjatë në Atletico pasi nuk arriti të lërë përshtypje trajnerin Diego Simeone.
Ai shënoi golin e hapjes në fitoren 2-0 të Atletico-s në shtëpi ndaj Elche të enjten, por klubi është i hapur për oferta në merkaton e janarit.
Todofichajes raporton se Atletico po insiston se çdo klub që merr Felix-in në huazim duhet të pajtohet me transferimin e përhershëm.
Sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Mykhailo Mudryk mbetet objektivi numër 1 i Arsenalit, por oferta e tyre e parë prej 65 milionë euro u refuzua.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit