Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka një minimum bashkish që PS-ja do t’i marrë patjetër.
“Partia Socialiste nuk zbret nën 40 bashki. Këto janë llogaritë elektorale në Shqipëri. Për aq kohë sa nuk ka alternativë të besueshme në krahun tjetër”, ka thënë ai.
Gjiknuri, i pyetur se kur do të zyrtarizohen kandidatët e PS-së për zgjedhjet vendore, ka thënë se shumë shpejt kryesia do të miratojë një udhëzim për zgjedhjen e tyre.
Këtë, duke vijuar konsultimet me strukturat dhe jashtë strukturave.
Nga ana tjetër, ai ka kritikuar procesin e zgjedhjeve të brendshme të zhvilluara në Partinë Demokratike.
“Ato nuk quhen primare, në konceptin që njeh Perëndimi. Sepse primaret janë gara që nuk administrohen nga partitë, por administrata zgjedhore. Nëse bëhen zgjedhje brenda partisë, nuk kemi të bëjmë me primare, por thjesht që partia përcakton një kandidat që preferon”, ka thënë ai.
Po ashtu ka rikujtuar se edhe në PS janë zhvilluar zgjedhje te brendshme.
“Edhe ne kemi pasur primare në vitin 2007 dhe shpeshherë nuk fituam. PS do t’i qëndrojë strikt, duke e ndarë në tre shtylla: pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancia që jep kandidati”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pohoi më herët se ka filluar faza e planifikimit strategjik të fitores pas takimit me drejtuesit e qarqeve.
Kreu i qeverisë iu shmang përgjigjes nëse PS-ja i ka gati kandidatët për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
“Kemi gati patronazhistët, kjo është më e rëndësishme”, shtoi Rama.
Partia Socialiste do të hapte gjatë muajit maj procesin për zgjedhjet e reja të kryetarëve socialistë në 61 bashki.
Kreu i kësaj force politike Edi Rama, kërkoi që kryetarët e rinj të mos e shohin më administratën si “copë të tyre”.
Për të, është koha që kryetarët e partive të jenë më pranë komunitetit, dhe jo të kujtohen vetëm kur shkon deputeti i zonës.
Rama shtoi se procesi duhet të jetë transparent dhe se kryetarët rinj nuk duhet të jenë as “njësh me kryebashkiakët dhe as në konflikt me ta”.
Partia Socialiste duhet t’i fitojë zgjedhje e ardhshme lokale, vijoi Rama.
“Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore. Koha kalon shumë shpejt. Zgjedhjet janë aty, ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë”.
Sipas tij, për të fituar zgjedhjet “na duhet jo vetëm të përsërisim gjithçka të duhur që kemi bërë deri tani, por na duhet të shkojmë edhe më tej”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Parashikimi i motit, 28 maj 2024
-
‘Dualizmi’ i Mitsotakis – Nga një anë thotë se është mbështetësi kryesor i integrimit të Ballkanit, nga tjetra i vë kushte Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë