Në takimin e ditës së diel Napoli-Bologna, i cili u mbyll me rezultatin 3-1, mbeti i dëmtuar rëndë mbrojtësi i majtë i napolitanëve, Faouzi Ghoulam.
Pikërisht në minutën e 22-të, franko-algjeriani Ghoulam, theu ligamentin e gjurit të majtë. Kjo, sipas raportit mjeko-ligjor që u zbardh sot në mëngjes.
Ghoulam është dëmtuar edhe më herët, dy herë në fakt, por në gjurin e djathtë dhe gjithnjë me kryefjalë ligamentin.
Jo vetëm kaq, por bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me klubin e Aurelio De Laurentiis, përkuan ekzaktësisht me ditën e sotme, kur ai do të operohet.
Ndërkohë që futbolli evropian ka “duartrokitur” vazhdimisht një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij kontinenti, më 1 nëntor 2017 Ghoulam dëmton keqazi ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen e Napoli-t kundër Manchester City-t të Ligës së Kampionëve. Ghoulam mungoi nga 11-shja e trajnerit Maurizio Sarri për 16 ndeshje pas atij dëmtimi.
Pasi iu rikthye ekipit të Sarri-t, i cili gjatë sezonit 2017-2018 ishte dhe asistent trajner i Kombëtares italiane, Ghoulam rrëzohet mbi fushën e blertë në një lloj mënyre që ia dëmtoi kupën e gjurit… të djathtë.
Kjo seri dëmtimesh fatkeqe e ka penguar të ruajë ovacionin e tifozëve ndaj tij.
Rikthimi i Ghoulam-it në fushë mbetet për t’u bërë me dije pasi të dalë nga operacioni, gjithashtu pasi të ndërtohet një diagnozë e plot.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës