Klerikët nga Manastiri i Deçanit: Politikanët po ndërhynë në vendime të drejtësisë – po na kërcënohet siguria
Derisa institucionet në Kosovë refuzojnë ta zbatojnë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se toka rreth Manastirit të Deçanit, saktësisht 24 hektarë, i takojnë manastirit, nga ky institucion fetar, kanë reaguar në Twitter duke u ankuar për përzierje të politikanëve në vendime të drejtësisë.
Llogaria e Manastirit të Deçanit në Twitter shkruan se cenimi i vendimit të formës së prerë dhe të parevokueshme të Gjykatës Kushtetuese për t’i kthyer Manastirit 24 hektarë tokë dhe ndërhyrja e politikanëve në vendimet gjyqësore “paraqet cenim serioz të ligjit dhe rendit të qeverisë në Kosovë dhe përkeqëson lirinë fetare. dhe besimin ndërmjet komuniteteve”.
Reagimi vjen pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani, rreth kësaj çështje.
Kurti edhe më parë kishte thënë se ato tokat i janë dhënë manastirit “dhuratë nga Slobodan Millosheviç”. Edhe banorët lokalë në Deçan kanë pretendime rreth tokave dhe prandaj edhe Komuna e Deçanit ka refuzuar ta pranojë vendimin.
Por nga Manastiri, rikujtojnë se vendimi i Kushtetueses është përkrahur nga “Bashkimi Evropian, OSBE, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe ambasadorët kryesorë perëndimorë në Kosovë”.
“Këto ditë edhe Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës konfirmuan publikisht refuzimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në cicërimën në tëitter.
“Qëndrimi i Dioqezës për dialogun dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese është shpallur qartë në njoftimin e Dioqezës së datës 19 shkurt 2022. Për shkak të shkeljes sistematike të të drejtave tona, edhe atyre të garantuara me ligjet e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të jetojë normalisht në Kosova pa mbrojtje të gjithanshme të identitetit, të drejtave, pronës dhe lirisë së saj me garanci të forta ndërkombëtare dhe mbrojtjen e KFOR-it në Deçan”, theksohet në publikim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Republikanët dynden në Gjykatë për të treguar se qëndrojnë krah Trump-it
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’