Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se i ka dërguar një letër drejtorit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE), Petrit Ahmeti.
Tabaku i ka kërkuar rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar Qeveria muaj më parë.
Sipas Tabakut, rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte “i pabazuar dhe i motivuar politikisht dhe vendimi që u morr nga qeveria dhe ERE ishte abuziv”.
Deputetja demokrate ka analizuar arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe ka kërkuar që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE-s.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha ditën e djeshme se fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.
Ai deklaroi se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u dha lajmi për vendosjen e fashës.
Vetëm disa orë pas deklaratës së Ramës, ERE reagoi përmes një njoftimi, ku thuhej se çmimet e reja për energjinë do të aplikohen për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë