
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nuk do të aplikohet në muajin fasha prej 800 kWh për energjinë elektrike.
Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë.
Lajmi u bë i ditur gjatë një video-mesazhi online të kreut të qeverisë.
“Sot kam një lajm pozitiv, më 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kWh, kërkesa sot është 11 mijë kWh”, theksoi kryeministri.
Sipas tij, me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
“Kemi pasur përmirësime në Fierzë aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kWh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.
Ai kujtoi se nga nesër ishte planifikuar hyrja në fuqi e fashës së konsumit 800 kWh mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë.
Kjo fashë, shtoi Rama, synonte mbrojtje në vazhdimësi të 96 për qind të familjeve të cilat edhe gjatë dimrit nuk e kalojnë këtë fashë.
Kreu i qeverisë vërejti se kjo është një metodë e ndjekur nga plot vende për të kursyer energjisë në këtë kohë kaq të zymtë dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice.
Kujtojmë që Enti rregullator i Energjisë miratoi më 23 shtator vendosjen e fashës prej 800 kWh.
Gjithashtu në mbledhje u miratua çmimi i ri, prej 42 lekësh që do paguanin familjet që kalonin fashën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpëtim Idrizi paralajmëron largimin nga opozita, nëse vijohet mbështetja e Belerit
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Begaj takon Mbretin e Jordanisë, thekson se ka mundësi bashkëpunimi mes vendeve
-
Transportonte veshje të firmave pa faturë tatimore, procedohet një person në Lezhë
Lajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën