Mesfushori i Paris Saint-Germain, Carlos Soler thotë se do të kishte dashur të kishte mbetur në Valencia, por nuk iu ofrua një kontratë afatgjatë.
Soler, 25 vjeç, u transferua te PSG këtë verë në një transferim prej 18 milionë eurosh nga Valencia.
“I kërkova Valencia-s një kontratë afatgjatë sepse doja të lidhja praktikisht gjithçka”, tha Soler. “Nga 25 në 33, 34 apo 35 vjeç, të lidhem gjithë jetën me Valencia-n. Një kontratë afatgjatë, tetë, nëntë apo dhjetë vjet. Në Spanjë lejohet dhe kjo ishte ajo që i kërkova klubit në këtë kuptim”.
Nuk ma kanë ofruar. Nuk kam çfarë t’i qortoj, është vendimi i tyre, nëse nuk e kanë konsideruar kështu, atëherë ashtu është. Është futbolli”.
Reprezentuesi spanjoll nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me PSG.
“Natyrisht, isha i trishtuar që u largova nga Valencia”, tha ai. “Por unë kam entuziazmin për të filluar diçka të re, një fazë të re në jetën time dhe do ta shijoj këtë sa më shumë që të mundem”.
Një produkt rinor i Valencia-s, Soler nuk përjashtoi një rikthim në klubin spanjoll në të ardhmen.
“Natyrisht që do të doja të kthehesha një ditë si lojtar”, shtoi ai. “Valencia është shtëpia ime dhe nuk do t’i thoja kurrë jo këtij opsioni”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’