Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një infermiere ka ngatërruar familjet të cilat po prisnin foshnjen të mërkurën në mbrëmje.
Kështu duke e njoftuar familjen e gabuar se fëmija është shëndosh e mirë, edhe pse s’i kishte mbijetuar lindjes.
Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të enjten.
“Në lidhje me raportimet në medie se “janë ndërruar foshnjat” në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës”.
“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja e saj nuk do të mbijetonte”, thuhet nga SHSKUK-ja.
Nga ky institucion shëndetësor sqarohet se ky gabim ka ndodhur për shkak të kohës së njejtë të lindjes.
“Deri të ngatërrimi i informatës ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”.
Ndërkaq është thënë se menaxhmeti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe se rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri
-
SHBA-të do të pezullojnë dërgesat e ndihmave në Gaza, pasi kalata pësoi dëmtime nga moti
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti s’la asnjë shenjë në asnjë fushë
-
Palestinezët s’mund të jenë përjetë të dënuar për të qenë refugjatë, thotë ministri spanjoll
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti s’la asnjë shenjë në asnjë fushë