Në Mbretërinë e Bashkuar, policia është përballur me kritika nga aktivistët dhe grupet e lirive civile për trajtimin e tyre ndaj njerëzve që kanë sfiduar publikisht ngjitjen e mbretit Charles III në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Shqetësimet e ngritura prej tyre lidhen me lirinë e fjalës.
Në Edinburg, një grua që mbante një pankartë me mbishkrimin “anulim i monarkisë” u akuzua për shkelje të paqes.
Kurse një tjetër grua në Londër u zhvendos nga portat e Parlamentit teksa mbante ndër duar një pankartë “nuk është mbreti im”.
Policia ka arrestuar ditët e fundit njerëz që protestojnë kundër monarkisë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me mbrojtjen e lirisë së fjalës nga autoritetet.
Një burrë u akuzua për shkelje të paqes pasi sulmoi Princin Andrew teksa makina e funeralit të mbretëreshës udhëtonte nëpër kryeqytetin skocez.
Në Oksford, aktivisti i paqes Symon Hill u prangos pasi bërtiti “kush e zgjodhi atë?”, duke iu referuar mbretit të ri.
Sipas Hill, ai u fut në një furgon policie nga oficerët, të cilët i thanë se po ndalohej për sjellje të supozuar që mund të shkaktonte “ngacmim, alarm ose shqetësim”.
Sakaq, u lirua më vonë, por ende mund të përballet me ankesat.
“Policia shpërdoroi pushtetin e saj për të arrestuar dikë që shprehu një kundërshtim ndaj emërimit të një kreu shteti në mënyrë jodemokratike”, ka thënë ai.
Avokati Paul Powlesland ka thënë se ai u mor në pyetje nga policia jashtë Parlamentit, teksa mbante një copë letre të bardhë, në të cilën ai gjithashtu kishte planifikuar të shkruante “nuk është mbreti im”.
Ndërkohë, grupi i të drejtave civile Liberty ka treguar se ishte “shumë shqetësuese të shihje policinë që po zbatonte kompetencat e saj të gjera në një mënyrë kaq të rëndë dhe ndëshkuese për të shtypur lirinë e fjalës dhe shprehjes”.
Republic, një grup që bën fushatë për heqjen e monarkisë, ka thënë se do të ankohej në polici “në termat më të fortë të mundshëm” dhe do të organizonte protesta në kurorëzimin e mbretit në muajt e ardhshëm.
“Fjala e lirë është thelbësore për çdo demokraci. Në një kohë kur media është e ngopur me gënjeshtra mbi një mbret të emëruar pa diskutim apo pëlqim, është edhe më e rëndësishme”.
Këto arrestime të fundit vijnë pasi qeveria miratoi një projektligj kontestues për ligjin dhe rendin që forcoi kompetencat e policisë për të kufizuar protestat përçarëse.
Por nuk është e qartë nëse ndonjë nga arrestimet përfshinte ligjin e ri.
Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ne fillojmë negociatat me VMRO-në në momentin kur ata janë gati ta tregojnë ditën për ndryshimet kushtetuese
-
Szunyog kërkon nga Kosova dhe Serbia bashkëpunim për Deklaratën për Personat e Zhdukur
-
Gjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut nis më 16 maj
-
Martens: Kushtëzimi i Kosovës s’do të thotë gjë tjetër veçse t’i jepet Serbisë e drejta e vetos në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës