Pas rritjes graduale të çmimit të derivateve, Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ka rikthyer regjimin e çmimit tavan për shitjen e derivateve këtë të premte.
Sipas një komunikate për media e lëshuar nga Ministria e Industrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.76 euro për litër, 2 centë më pak se dje.
Çmimi tavan i benzinë është caktuar për 1.40 euro për litës, apo 3 centë më pak se dje.
Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.76.
Çmimet në fjalë sipas ministrisë vlejnë deri të premten prej orës 10 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.
Më 22 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.
Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.
Udhëzimi Administrativ u vu në funksion vetëm për një periudhë një mujore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
A e sulmon Serbia, Kosovën? – Ulutas: KFOR-i i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar
Lajmet kryesore
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Plani arab në katër etapa, për të ndaluar luftën në Gaza
-
Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit