Sipas ekspertëve është vënë re zhvillimi i simptomave të rënda psikotike, tek një numër i vogël pacientësh të infektuar me Covid 19.
Rastet janë verifikuar tek pacientë me simptoma të lehta të Covid 19, si dhimbje koke apo humbje të shijimit dhe nuhatjes dhe janë spikatur një javë deri në tre muaj pas infektimit.
Sipas raportimeve të New York Times, pacientët nuk kanë patur histori të mëparshme të sëmundjeve mendore dhe kanë qenë të moshave 30, 40 dhe 50 vjeç.
Hisam Goueli, mjek në Spitalin South Oaks N.Y., tha se pacienti i parë që trajtoi ishte një nënë e katër fëmijëve 42-vjeçare, e cila filloi të dëgjonte një zë disa muaj pas infektimit, i cili i thoshte asaj të vriste veten dhe fëmijët e saj.
Dr. Goueli tha pacientja u lirua nga simptomat pas katër javësh pasi u kurua me ilaçin risperidone.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, është raportuar të jenë kryer studime të ndryshme rreth simptomave psikiatrike të Covid 19, ku u vu re zhvillimi i dhjetë psikozave, (raste të reja), ndër 153 pacientë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një i vdekur dhe mbi 60 raste me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë
-
BE autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatur për variantin COVID-19
-
Normat e interesit ka të ngjarë të bien në nivelet para COVID-it, parashikon FMN
-
Rrjedhja e laboratorit të Kinës ka të ngjarë të jetë burim i COVID, sipas drejtorit të FBI
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës