Gazetarja serbe: Opozita në Serbi po ndihmon Vuçiç-in të sundoj derisa djali i tij ta merr pushtetin
Sipas gazetares serbe, Safeta Bisevaç, nëse opozita serbe vazhdon të ketë sjellje fëmijërore dhe të papjekura atëherë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të sundojë Serbinë derisa djali i tij më i vogël të jetë mjaftueshëm i madh për të ardhur në pushtet.
Për gazetaren serbe në fjalë, opozita në Serbi me këtë kritik sterile ndaj pushtetit të Vuçiç-it dhe pafuqisë së saj për ta luftuar politikisht këtë të fundit po dërgon një mesazh të qartë popullit se më të vërtetë ata nuk kanë kë të votojnë tjetër, përveç presidentit aktual.
“Kam frikë se opozita ende nuk është në dijeni të problemeve me të cilat ballafaqohet Serbia. Nuk e kupto se me hyrjen në Parlament i është dhënë mundësia të jetë më e dukshme dhe të paraqitet më mirë para publikut”, ka thënë Bisevaç për televizionin serb “N1”.
“Mosmarrëveshjet në Parlament duken fëmijërore dhe të papjekura. Opozita duket e lumtur që ka arritur të hyjë në Parlament dhe tani ajo do të ketë mbështetjen financiare të shtetit dhe duket sikur kjo i plotëson ambiciet e tyre aktuale politike”, ka shtuar ajo.
Në anën tjetër sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Supreme në Serbi, Zoran Ivosheviç, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiç, shteti i Serbisë nuk njehë më parimin e ndarjes së pushteteve.
Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dëshiron me ngulmë të udhëheqë të tre pushtetet – atë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.
“Ai [Vuçiç] është edhe kreu i shtetit edhe kryeministër dhe dëshiron të jetë edhe gjyqësori, ai ushtron të tria këto kompetenca, pra ai ka kompetencat e Mbretëreshës së Anglisë”, kishte thënë Ivosheviç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Shkërmoqen konservatorët në zgjedhjet vendore britanike, rezultojnë forcë e tretë
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste