Lajme

“Vuçiç, është mbreti i Serbisë”


Aleksandër Vuçiç

Për ish-gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Zoran Ivosheviç, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiç, shteti i Serbisë nuk njehë më parimin e ndarjes së pushteteve.

Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dëshiron me ngulmë të udhëheqë të tre pushtetet – atë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

“Ai [Vuçiç] është edhe kreu i shtetit edhe kryeministër dhe dëshiron të jetë edhe gjyqësori, ai ushtron të tria këto kompetenca, pra ai ka kompetencat e Mbretëreshës së Anglisë”, ka thënë Ivosheviç.

Sipas Ivosheviç nuk është aspak praktik e zakonshme që të akuzuarit të deklarohen para mediave, kur të njëjtën gjë nuk bëjnë para prokurorit.

“Kjo cenon mbrojtjen e barabartë të të drejtave para gjykatave dhe organeve të tjera shtetërore, e garantuar me nenin 36, paragrafi 1 i Kushtetutës. Një praktikë e tillë mund të ketë edhe një lloj ndikimi te autoritetet gjyqësore, veçanërisht kur personi i suspenduar flet publikisht për atë që nuk ka dashur të deklarojë para prokurorit apo gjykatësit”, ka thënë Ivosheviç.

Zoran Ivosheviç

Doktrina e ndarjes së pushteteve ndërton një sistem të drejtë qeverisje duke dalluar brenda një strukture të vetëm tre degët e pushtetit. Kompetencat që i janë dhënë njërës degë, balancohen me mjaft kujdes nga kompetencat e dy të tjerëve.

Pra sipas Ivosheviç në Serbi nuk ekziston mekanizmi i cili në Shkencat Politike njihet si “check and balance”, dhe i cili ka për qëllim kufizimin e pushtetit të një udhëheqësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore