Në orët e para të 11 gushtit në qytetin e Gjilanit është raportuar për një sulm, ku është plagosur Prince Valentino Corleone, për publikun i njohur si – Vali Corleone.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin, e dyshuar për plagosjen është një vajzë rreth moshës 22 vjeçare.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”, thuhet në njoftim.
Megjithëse motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar armë të tipit ‘pistoletë’ dhe dyzet copë fishekë të të njëjtës armë janë marrë si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.
Vali Carleone u bë i famshëm kur kishte dhënë një intervistë për emisionin “Zone e Lirë” te gazetari Arian Çani.
Figura e tij jo e zakonshme, kombinuar me tregime të çuditshme me të cilat ai e përshkruante veten, u bën senazicon në internet.
Emisioni i tij në “Zone e Lirë” ka kaq klikime, aq shumë ishte shikuar sa që Çani e kishte ftuar për herë të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”