Albin Kurti s’i ka ndërruar prioritetet as pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë (dialogu), sepse janë drejtësia dhe punësimi”, ka thënë Kurti pas takimit, derisa Lajçak nuk është prononcuar fare.
Diplomati i BE-së erdhi për vizitë tri ditore në Kosove dhe takimin e parë e pati me Kurtin.
Kryetari i Vetëvendosjes dhe me shumë gjasë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në një intervistë pati thënë se dialogu me Serbinë s’është as në 3-4 prioritetet e para të qeverisë së tij.
Në një mendje ka mbetur edhe pas këtij takimit me sllovakun Lajçak.
Megjithatë, përkundër se nuk e ka prioritet, thotë se s’e vë në pikëpyetje që dialogu është shumë i rëndësishëm.
“Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, deklaroi Kurti pas takimit.
Ai madje tregoi se diçka të tillë ia ka bërë me dije edhe vetë Lajçakut në takim.
“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi”, tha Kurti.
Të martën, i dërguari i BE-së pritet të takohet edhe me përfaqësuesit tjerë të partive politike në Kosovë, përfshirë këtu edhe UD Presidenten, Vjosa Osmani.
Vizitën e tij tri ditore në Kosovë, emisari për dialog e mbyllë të mërkurën në 12:00, në një konferencë para gazetarëve.
Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë. Atje do të qëndrojë me tre dhe katër mars.
Sllovaku gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga katër deri më pesë mars.
Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Xhaferi: T’i tregojmë botës që s’jemi ne që bëjmë probleme, dilni votojeni “Frontin Evropian” më 8 maj
-
Vladimir Putin shkuli zemrën e një dreri për t’ia dhënë Silvio Berlusconit
-
Basha i reagon Gutierrezit: Me “boll më” mund t’u drejtohesh veç fëmijëve – unë jam deputet i pavarur në mendime
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit