Pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dalë me një apele për qytetarët, që këta të fundit të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe sidomos të vaksinohen.
Sipas IKSHPK-së, përpos numrit të lartë të rasteve të reja me COVID-19, këto raste kanë tendencë të rritjes në ditët në vijim.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.
IKSHPK, më tej ka rekomanduar që qytetarët përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, përfundon njoftimi.
Brenda 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë regjistruar 205 raste pozitive të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 736 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Propaganda e Serbisë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë, gënjeshtër tinëzare për të mbjellë kaos
-
IDF merr kontrollin e kalimit të Rafahut, 20 të vrarë dhe tunele të reja u identifikuan
-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë