Të dhënat e fundit të publikuara nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, e nxjerrin sërish Shqipërinë si vendin më arsimdashës në të gjithë rajonin, ku 50% e të anketuarve mendojnë pikërisht se, gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara në jetë, është arsimimi.
Shqiptarët, jo vetëm që e kryesojnë listën në këtë aspekt, por janë thuajse dyfish më shumë në përqindje sasa ndjekësit.
24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi i mirë është çelësi për një karrierë të mirë. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë e mendojnë 21% e malazezëve dhe serbëve, si dhe 21% e maqedonasve.
Por, shifrën më të ulët sa i përket kësaj pyetjeje në rajon e mbajnë shqiptarët e Kosovës, ku 15% e popullsisë e mendojnë se arsimi është me rëndësi për të ecur përpara në jetë.
Gjithsesi, edhe te shqiptarët ka një rritje të skepticizmit ndaj arsimimit, pasi vitin e shkuar, shifra ka qenë në 88%, teksa këtë vit në 50%.
Sa u përket mesatareve rajonale mbi këtë çështje, më e kuotuara nga të anketuarit, është fakti se sekreti për një karrierë të mirë, lidhet me njohjen e njerëzve të duhur.
Mbi këtë aspekt, është Shqipëria, ajo e cila mban përqindjen më të ulët, me 17%. Teksa, në vendet e tjera, mbi të njëjtin pohim, boshnjakët janë 26% dakord. Po aq edhe shqiptarët e Kosovës, në 25% janë malazezët dhe në 28% serbët.
Maqedonasit ndërkaq e kuotojnë si gjënë më të vlefshme njohjet me të tjerët, me 37% të tyre që e mbështesin pohimin.
Puna është po ashtu një element me shumë rëndësi te përgjigjet e dhëna. Ndërsa pas nuk mbetet as fakti se të qenit nga një familje e pasur apo trashëgimia e lënë nga dikush, është ajo që të bën të kesh sukses në karrierë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’