Pas licencimit për operim ndaj kompanisë “Drustvo Elektrosever” në veri të Kosovës, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i kënaqur.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ky është një hap i mirëpritur.
“Shumë i kënaqur të dëgjoj se bordi i ERO-së tani ka lëshuar licencë për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv”.
“Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Abbott.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), të premten ia ka dhënë lejen për operim në veri të Mitrovicës kompanisë “Drustvo Elektrosever”.
Në mbledhjen e bordit të ZRRE-së u tha se operimi i kësaj kompanie vlen për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun për një periudhë pesëvjeçare.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë licencimit ka cekur katër komunat në veri të Kosovës.
“Dua t’ precizoj katër komunat në veri të Kosovës, siç janë Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku, territori që mbulon kjo kompani janë këto katër komuna. Kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara.
Zejnullahu, tutje ka sqaruar se këto katër komuna do të furnizohen me atë që ofron ky furnizues.
“Tarifat e rrjetit të transmisionit, tarifat e furnizuesit me shërbim universal, etj, do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Kosovës. Këto komuna kanë të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”.
Me 21 qershor, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Twtiter, ka lajmëruar se marrëveshja për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, është arritur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
-
“Gati për zgjedhje – Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm”
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë