“Break My Soul”, kënga e parë nga albumi i shtatë i Beyonce-s , “Renaissance”, është publikuar në mesnatë të hënën.
Ky projekt ribashkon Beyoncen me producentët e kërkuar Tricky Stewart dhe The-Dream, të cilët edhe më parë kanë punuar me të, në këngën “Single Ladies”.
Bashkëshorti i Beyonces, Jay-Z, nuk është përfshirë në “Break My Soul”, por ai është i listuar si nën kompozitorët e saj të shumtë.
Beyonce, e cila ka shënuar tre albume numër një dhe pesë këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi javën e kaluar se do të publikonte një album të ri muajin e ardhshëm pas një pauze gjashtëvjeçare.
Njoftimi erdhi disa ditë pasi ylli fshiu fotot e profilit të saj në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime nga fansat se muzika e re ishte në rrugë e sipër.
Ajo nuk ka zbuluar shumë për albumin, megjithëse ka caktuar datën e publikimit më 29 korrik dhe ka ndarë disa imazhe nga një sesion fotografik i fundit për numrin e korrikut të revistës “British Vogue”.
Jay-Z dhe Beyonce kanë lëshuar më parë muzikë ekskluzivisht për Tidal – por “Renaissance” do të ketë premierë gjithashtu në Apple Music dhe Spotify. Sipas opsionit të para-porositjes së Apple Music, albumi do të ketë 16 këngë.
Kënga e fundit e Beyonce ishte “Black Parade”, e cila u publikua në vitin 2020. Albumi i saj vizual “Black Is King” u publikua në të njëjtin vit. Ndërsa albumi i saj i fundit solo ishte “Lemonade” i vitit 2016.
Beyonce është gruaja më e dekoruar në historinë e Cmimeve Grammy, me 29 çmime dhe u nominua për një Oscar këtë vit për këngën e saj “Be Alive” në filmin “King Richard”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Ed Sheeran thotë se “ka këngë të përfunduara”, por s’do t’i lançojë këtë vit
-
Post Malone dhe Morgan Wallen njoftojnë publikimin e këngës së përbashkët “I Had Some Help”
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit