Fotografia e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, qëndron në muret e Klinikës Kirurgjike, ani pse nuk zgjodhi institucionet shëndetësore të Kosovës për realizimin e operacionit të ngushtimit të lukthit.
Operacionet e ngushtimit të lukthit në Klinikën Kirurgjike Abdominale në QKUK, bëhen suksesshëm dhe shpesh.
Madje, doktori i kësaj klinike lëvdohet se për këtë lloj operacioni Kosova qëndron më mirë se shumë vende të tjera.
Përveç QKUK-së, shërbime të ngjashme ofrojnë edhe në spitalet private të Kosovës.
Edhe në këto spitale ky operacion është më i lirë në Kosovë se në rajon.
Përkundër mundësive që të operohet në QKUK, Osmani zgjodhi që intervenimin t’ua besoj mjekëve në Turqi.
Ndryshe, për më shumë se një muaj në Kosovë nuk dihet asgjë tjetër rreth operimit të Osmanit, duke përfshirë këtu se edhe sa gjatë qëndroi në trajtim mjekësor atje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare
-
Paradoksi italian mbi armët për Ukrainën. Më pak ndihmë nga shteti, më shumë shitje nga privatët
-
Protestat pro-palestineze po përhapen në kampuset amerikane: dhjetëra profesorë në pranga
-
SPAK firmos urdhërarreste për zyrtarë të Kadastrës, dy në burg
Lajmet kryesore
-
Konventa e Lirisë – Meta shndërron partinë për të dytën herë në po aq vjet
-
SPAK firmos urdhërarreste për zyrtarë të Kadastrës, dy në burg
-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro