Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovsës, Bekim Haxhiu në Kuvendin e Kosovës ka pretenduar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është punësuar si drejtor i spitalit “Olive” dhe merr një pagë prej pesë mijë eurosh.
Sipas deputetit të PDK-së, ky veprim është konflikt interesi, pasi ky spital ishte licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për teste PCR.
“Në media u raportu se ish ministri Arben Vitia ka filluar punën në kompaninë Olive në foton e publikuar në media ai shihet në foto me stafin e kësaj kompanie. Në aplikacionin për licencim të spitalit Olive në Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia figuron staf i kësaj kompanie. Sipas raportimeve paga e ish ministrit pritet të jetë e majme mbi 5 mijë euro. A jeni në dijeni se ky veprim i ish ministrit Arben Vitia është konflikt i interesit pasi që Olive është licencu nga MSh për testet PCR”, tha Haxhiu.
Ndaj këtyre akuzave është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili ka thënë se në rast se ish ministri i këtij dikasteri ka bërë shkelje më të duhet të merren organet e drejtësisë.
“Është fare e qartë se kjo pyetje është jashtë kompetencave të mia. Nëse ka pasur shkelje të ligjit, do të merren organet e drejtësisë. Unë mendoj që çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku dëshiron, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, ka thënë Latifi në Kuvend.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia më 1 tetor njoftoi për dorëheqjen e tij nga ky post, për t’u fokusuar në garën për Prishtinën.
Këtë vendim tha se e ka marrë në bashkërendim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë. Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi Vitia, të premten në konferencë për media.
Si ushtruese e detyrës në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ish ministri Vitia bëri të ditur se do të jetë Dafina Gexha Bunjaku deri në emërimin e ministrit të ri.
Më 16 nëntor, u morr vendim për ministrin e ri të Shëndetësisë në Kosovë, i cili ishte Rifat Latifi.
Ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ripërsëritur disa herë që synon që ta kthejë ‘trurin shkencor’ të larguar nga Kosova duke nënkuptuar kthimin e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare