Lajme

Kosovë: Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia më 1 tetor njoftoi për dorëheqjen e tij nga ky post, për t’u fokusuar në garën për Prishtinën.

Këtë vendim tha se e ka marrë në bashkërendim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi Vitia, të premten në konferencë për media.

Sipas Vitisë, “nuk është momenti të gjejmë fajtorin pse kanë munguar ato investime”.

Vitia tha se do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës, dhe se tashmë ka ekipin e tij.

“Unë do të jem kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, është detyrë e jona si qytetarë dhe aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Duke bërë të ditur se ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.

Ndërsa, detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e përshkroi si detyrë me privilegj, e veçanërisht në një kohë të vështirë.

Ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Detyra e Ministrit të Shëndetësisë është një detyrë me privilegj. Mua mu dha detyra nga kryeministri Kurti dhe pata mundësi që të i shërbej popullit në një kohë të vështirë me sakrifica, për këtë ju jam mirënjohës”.

Gjithashtu, deklaroi se pandemia do të kaloj, por kjo varet nga përgjegjësia e personave.

“Të nderuar qytetarë unë besoj fuqishëm që së bashku do të kalojmë këtë test. Suksesi ynë do të varet shumë nga disiplina e secilit person sepse virusi është i pranishëm dhe do të jetë i pranishëm edhe për një kohë shumë të gjatë”.

Sipas Vitisë, “nuk është momenti të gjejmë fajtorin pse kanë munguar ato investime”.

Në krye të detyrës, sipas ministrit Vitia çdo herë janë munduar të vendosin zgjidhjen e duhur.

“Si ministër i shëndetësisë kam mirëpritur çdo diskutim çdo kritik që kanë qenë në shërbim të qytetarëve, kam biseduar me komuna dhe pavarësisht mos pajtimeve në disa raste çdo herë bashkë jemi munduar të gjejmë më të mirët për qytetarët e Kosovës”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

Ai theksoi se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare, duke shtuar se deri tani janë administruar mbi 1.3 milion vaksina.

“Me këtë sasi dhe trend aktual të vaksinimit do të vaksinohen mbi 75 për qind e popullatës, rrjedhimisht popullata mbi moshën 16 vjeçare”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë me këtë trend të vaksinimit.

Më 22 mars, Arben Vitia ishte emëruar Ministër i Shëndetësisë nga Qeveria e Kosovës.

Edhe pse, më 20 gusht, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se planifikon që të qëndrojë në këtë post deri kur në Kosovë të ketë rezultate të mira në përballjen me pandeminë.

“Unë jam në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i gjithë fokusi im është në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa të jenë rezultatet e mira në raport me pandeminë. Ta keni parasysh që 17 tetori natyrisht që nuk do të më gjejë si ministër të Shëndetësisë, por deri në atë kohë do ta bëjë maksimumin ashtu siç jam duke bërë tani”, ka deklaruar Vitia.

Më 2 gusht  asamblist në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Petrit Reçica, kishte zbuluar se Ministri aktual i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, Arben Vitia, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Që kur Vitia kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës, është kritikuar nga qytetarët dhe shoqëria civile, përkundër se ligjërisht kandidimi i tij për kryetar nuk ka pasur ndonjë pengesë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Fushata për zgjedhjet lokale ka nisur më 16 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë.

Në garë për kreun e Prishtinës janë edhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore