Dua Lipa ka marrë një rol të rëndësishëm në filmin e ardhshëm “Barbie”, u raportua të mërkurën.
Krijuesja e hitit “Levitating”, është një nga yjet më të suksesshme në histori dhe konsiderohet si një nga personazhet më të njohura të momentit.
“Barbie” do të nisë prodhimin gjatë vitit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Lipa do të luajë përkrahë aktores së Wolf Of Wallstreet, Margot Robbie.
31-vjeçarja Robbie ka rolin kryesor, por një mori yjesh të tjerë gjithashtu do të portretizojnë magji të ndryshme të kukullave Mattel në projektin ‘’live-action’’.
Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri debutimin e saj në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në thrillerin spiun “Argylle” – i cili do të publikohet më vonë këtë vit – dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, 26 vjeçarja la mjaft përshtypje te emrat e mëdhenj të industrisë.
Një burim i afërt i këngëtares tha për “The Sun” se: “Dua po bën bujë si në muzikë ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë i bëri përshtypje Argylle dhe u përhapën fjalë në të gjithë Hollywood se sa e mirë ishte”.
“Edhe pse Argylle është një film i madh në vetvete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Duan, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij”, ka thënë burimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”