Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot pas orës 18:00.
Kështu Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, nafta është ulur me 3 lekë.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, benzina është rritur me 3 lekë.
Gazi do të shitet me pakicë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Papa Françesku pret në Vatikan Presidentin Begaj, fokus rrugëtimi evropian dhe rajoni
-
Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna
-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje