Këngëtari i njohur turk me origjinë shqiptare Sinan Akçil, i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar për herë të dytë me aktoren e njohur turke të serialit “Ertugrul”, Burcu Kiratli.
Aktorja e famshme turke i tha edhe një herë “Po” propozimit për martesë nga Akçil.
Për ceremoninë e martesës dyshja organizuan një festë modeste, ku të pranishëm ishin familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.
Kjo është martesa e dytë mes Akç dhe Kiratli, pasi që për herë të parë ata u martuan në vitin 2018, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në konsullatën turke në Amsterdam të Holandës.
Çifti janë shprehur të jenë të lumtur dhe nuk kanë hezituar t’i publikojnë fotografitë e para të martesës, duke i postuar ato në llogaritë e tyre të mediave sociale.
Ndryshe, këngëtari Sinan Akçil ndër vitë ka lansuar hite të shumta në gjuhën turke, si “Fark Atiyor”, “Tabi tabi” e “Iyi Değilim”.
Mes tjerash, vlen të theksohet se disa muaj më parë Sinani ishte musafir në këngën “Jam shqiptar (Ben Arnavutum)” të këngëtares së njohur shqiptare të zhanrit popullor, Shyhrete Behluli.
Dueti mes dyshës Behluli e Akçil u mirëprit nga publiku, dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku