Lajme

Gratë ukrainase stërviten në Kosovë për gjetjen dhe demontimin e minave


Njëra nga ukrainaset që po stërvitet në “Mat Kosova and Training”.

8 ukrainase zgjodhën Kosovën për trajnim, meqë ekspertiza e ofruar nga kompania “Mat Kosova and Training” është një nga më të famshmet në botë.

Ato po mësojnë se si të deminohet një bombë e vendosur si kurth nga armiku.

Kjo, për arsye se lufta mund të përfundojë me Ukrainën, por rusët po lënë terrene të tëra të minuara.

Për trajnerët në këtë kompani, rasti me vajzat nga Ukraina vlerësohet si një rast më unik.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 2 mijë e 345 civilë të vdekur dhe 2 mijë e 919 të plagosur në Ukrainë.

Mijëra luftëtarë gjithashtu besohet se janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët.

Më shumë se 12 milionë njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, 5.7 milionë që janë larguar nga vendet fqinje dhe 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore