Një numër i madh protestuesish u përplasën ditën e hënë me policinë në qytetin e Selanikut, qyteti i dytë më i madh i Greqisë.
Demonstrata e zhvilluar prej studentëve kërkonte shfuqizimin e ligjit të ri të sigurisë së kampusit,sipas mediave lokale.
Të paktën 30 vetë thuhet të jenë arrestuar gjatë pushtimit të ndërtesës së drejtorisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut.
Protestuesit kishin bllokuar ndërtesën për orë të tëra. Ndërkohë, mbërritja e policisë ka shkaktuar përleshje të dhunshme.
Në fillim të këtij muaji, ligjvënësit grekë miratuan legjislacionin që do të lejojë forcat e policisë në kampuset universitare të ndërmarrin veprime për të ndaluar veprimet e paligjshme në kampuse.
Rreth 166 deputetë votuan pro ndërsa 132 votuan kundër projektligjit.
Sindikatat studentore si dhe partitë e opozitës e qortuan ligjin e ri, duke thënë se ai shkel të drejtat e tyre demokratike në kampus.
Qeveria aktuale konservatore argumenton se rregullat e mëparshme kishin lejuar që aktivitetet kriminale dhe protestat e dhunshme të ndodhnin në bazat e universitetit. Ndërkohë kundërshtarët politikë akuzojnë qeverinë për përdorimin e shtetrethimit të coronavirusit për të sanksionuar kompetencat e zgjeruara policore.
Disa nga polemikat politike janë të rrënjosura në diktaturën ushtarake 1967-73 në Greqi, kur universitetet ishin një burim i rëndësishëm i mospajtimit politik. Një revoltë e përgjakshme e udhëhequr nga studentët në 1973 ndihmoi në rrëzimin e regjimit ushtarak të vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Mickoski takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo