Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard kërkon që Philippe Coutinho të qëndrojë në klub përtej këtij sezoni, pasi Barcelona kërkon ta shesë lojtarin.
Coutinho është në huazim te Aston Villa dhe kontrata e tij me Barcelonën përfundon në qershor të vitit 2023.
Megjithatë, për të akomoduar nënshkrimet e reja, Barcelona do të duhet të heqë një numër lojtarësh, ku përfshihet edhe Coutinho.
“Ne e duam Coutinhon këtu”, tha Gerrard, përpara se të vazhdonte të diskutonte kohën e lojës së brazilianit.
“Ne kemi pesë ndeshje në 15 ditë, kështu që Philippe dhe Emiliano Buendia do të kenë kohë të mjaftueshme për të mbajtur veten të kënaqur”.
“Phil e kuptoi vendimin, ai ka luajtur shumë. Nuk ka ego këtu”.
Braziliani rizbuloi shpejt formën e tij të mirë, që kur iu bashkua Aston Villa-s në afatin kalimtar të janarit.
Coutinho ka luajtur 15 ndeshje për Aston Villa, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë tre asistime. Te Barcelona, ai luajti në 16 ndeshje dhe gjeti rrjetën vetëm dy herë.
Barcelona shpreson të shesë Coutinho-n për 40 milionë euro dhe është në negociata me Aston Villa-n për të ardhmen e lojtarit.
Klubi katalanas po planifikon sezonin e ardhshëm pa Coutinho-n të pranishëm në klub.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’