Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson me të cilën ka diskutuar për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë, sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun, nga zyra e Presidencës.
Njëkohësisht është theksuar nevoja për bashkërendim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave.
Po ashtu edhe rëndësia e shndërrimit të pritshmërisë së qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete, ishte pjesë e bashkëbisedimit te tyre.
Me këtë rast, znj. Richardson i përcolli urime u.d. Presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Politico”: Ndarja e shqiptarëve në dy blloqe politike – betejë për ndikim rajonal mes Ramës e Kurtit
-
Dëshmitari i 61-të në Speciale pretendon se u ndalua dhe u rrahë nga UÇK-ja
-
Gërvalla dhe Maqedonci marrin pjesë në konferencën dy ditore të “Defence24 Days”
-
Policia e Kosovës jep detaje rreth atentatit në Leposaviq