Platforma e komunikimit, Whatsapp, ka njoftuar se përdoruesit që nuk pranojnë deri më datë 15 maj termat dhe kushtet e azhurnuara nuk do të jenë në gjendje të marrin ose të dërgojnë mesazhe deri në momentit që do t’i pranojnë.
Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se llogaritë e përdoruesve që nuk do të pranojnë kushtet do të renditen si “joaktive” dhe llogari të tilla mund të fshihen pas 120 ditësh.
Whatsapp-i e ka njoftuar që në muajin janar azhurnimin e ri dhe do të vazhdojë thirrjet edhe për një kohë të shkurtër e cila mund të jetë me disa javë.
Sipas BBC, që në muajin janar, azhurnimi i ri u përball me reagime të forta të përdoruesve të cilët menduan se kompania po planifikonte të ndryshonte sasinë e të dhënave që ndau me Facebook-un, kompaninë e saj mëmë.
Mirëpo, sipas vet platformës diçka e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se qëllimi i kushteve dhe termave të rinj ishte mundësimi i pagesave për bizneset.
Kjo lëvizje e Whatsapp-it ka bërë që platforma të ndajë informacione me Facebook-un si adresa e IP-së së pajisjes dhe blerjet e bëra përmes tij.
Nga ana tjetër, aplikacione që ofrojnë shërbime të ngjashme si Telegram-i dhe Signal-i patën një rritje të konsiderueshme të përdoruesve që u larguan nga Whatsapp-i. Prandaj dhe së fundmi, platforma ka ndryshuar mënyrën se si informon përdoruesit përmes mesazheve dhe status-eve.
Përjashtim nga rasti bëjnë Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa në të cilat ligjet e privatësisë janë të ndryshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin