Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, nuk është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga 61 deputetë sa kanë qenë në sallë kanë votuar vetëm tre dhe ata tre kanë abstenuar.
“Kuvendi nuk ka pasur kuorum për themelimin e këtij Komisioni. Seanca vazhdon nesër në ora 10:00”, tha Konjufca.
Paraprakisht Konjufca theksoi se komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike duhet të themelohet, por sipas tij, “për ta zgjidhur këtë problem, pushteti duhet të heqë dorë prej diktimit të formulimit të çështjes”.
Ai ka propozuar që opozita duhet ta rishqyrtojë mënyrën e propozimit, në mënyrë që ai grup parlamentar që dëshiron ta udhëheqë këtë komision, të mos jetë i përfshirë në nënshkrime.
“Ky komision duhet të themelohet, por në procedurën e themelimit të tij e ka të brendashkruar edhe zgjedhjen e drejtuesit”, tha Konjufca.
Ishte iniciativa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili më 22 shkurt kishte parashtruar kërkesën për themelimin e këtij komisioni në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë.
Një ditë më parë, Vetëvendosje është pajtuar që të krijohet një komision i tillë i hetimeve, por ka kërkuar që procedurat hetimore të mos nisin vetëm me qeverinë Kurti, por nga viti 2006.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
A mundet Xi Jingping ‘ta fitojë’ Evropën?
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës