Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit, befasisht, ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0 në Superligën e Kosovës.
Pas humbjes së Ballkanit, në ditën e shtunë, Gjilani patën mundësinë t’i afrohen pozitës së parë, por këtë ia pamundësoi Dukagjini.
Të dy golat e Dukagjinit u shënuan në pjesën e parë, të cilët i kanë demoralizuar kundërshtarët.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të, ku shënoi 29-vjeçari, Altin Merlaku.
Tre minuta pas golit të parë, Dukagjini nuk falën duke shënuar përsëri me anë të po të njëjtit lojtar, Altin Merlaku.
Kjo humbje dramatike ia shuan pothuajse të gjitha shpresat për titull Gjilanit, duke i lënë nëntë pikë larg vendit të parë.
Momentalisht Gjilani radhiten në pozitën e tretë me 55 pikë, po aq sa pozita e dytë, ndërsa Dukagjini janë në vendin e tetë me 36 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE