Shqipëri: Ministria e Mbrojtjes u shpërndan bashkive 10 milionë dollarë për Emergjencat Civile
Ministria e Mbrojtjes shqiptare u ka shpërndarë njësive të vetëqeverisjes vendore 10 milionë dollarë për të përballuar Emergjencat Civile. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria mëngjesin e 20 prillit.
“Në bazë të ligjit 45/2019, ‘Për mbrojtjen civile’, dhe buxhetit të vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes u ka shpërndarë fondin 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në njoftim.
Ky fond është shpërndarë duke u bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive.
Sakaq në njoftim theksohej se kjo do t’i ndihmojë bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
“Por, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit 45/2019 njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj”, përmbyllej njoftimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave