Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të fazës çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Kryendeshja e mbrëmjes do të zhvillohet në “Stamfod Bridge” ku do të ballafaqohen Chelsea me Real Madrid-in.
Kjo përballje mes tyre në fakt nuk ndodhi shumë vonë, pasi që në vitin e kaluar dyja skuadrat u takuan në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ku anglezët eliminuan spanjollët, e më pas arritën ta ngrenë lart trofeun.
Pra, në këtë përballje, madrilenët do të kërkojnë hakmarrje ndaj Chelsea-t, për eliminimin që ia shkaktuan një vit më parë.
Për këtë takim të rëndësishëm, te Chelsea do të mungojë vetëm Ben Chilëell, derisa te Real-i nuk do të jenë në dispozicion Hazard, Isco dhe Jovic.
Përballja tjetër e mbrëmjes së sotme do të jetë ajo mes Villarreal-it dhe Bayern Munich.
Bayern-i shihet si favorit absolut në këtë takim, mirëpo spanjollët mund të shkaktojnë ndonjë befasi në këtë ndeshje, duke marrë parasysh që ata shkaktuan eliminimin surprizë të Juventus-it në fazën e kaluar.
Alberto Moreno vazhdon të jetë mungesa kryesore për Villarreal-in, derisa te Bayern-i nuk do të jenë në dispozicion Tolisso dhe Choupo-Moting.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com