Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u lëndua në ndeshjen që ekipi i tij Atalanta e humbi me shifrat 1:3 ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të në Serie A.
Si shumicën e ndeshjeve, edhe këtë herë Gjimshiti ishte titullar, por ndeshja për mbrojtësin kuqezi zgjati vetëm 63 minuta.
29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe trajneri i ekipit zikaltër u detyrua ta zëvendësonte me danezin Joakim Maehle.
Nga ky dëmtim, Gjimshiti pritet të mungojë për ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës ndaj Leipzig-ut, ku këtë e konfirmoi edhe vetë trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini.
“Nuk mendoj se do ta kemi të gatshëm Beratin për sfidën e së enjtes, atij i doli shpatulla”, deklaroi pas ndeshjes Gasperini.
Atalanta luan të enjten sfidën e parë çerekfinale të Europa League përballë Leipzig-ut. Dueli kundër nënkampionëve të Gjermanisë do të zhvillohet në “Red Bull Arena” më 7 prill, ndërsa ai i kthimit në Itali më 14 prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës