Seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë filloi me debate.
Ishte kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës.
Ai parashtroi që listës së propozuar për kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (BSH) t’i shtohet dhe një emër tjetër.
Kështu, përveç emrave të Anastas Angjelit dhe Natasha Ahmetajt, të propozuar nga Komisioni i Ekonomisë, të shtohet edhe Mateo Spaho.
Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi informacione nëse proceduara e ndjekur për propozimin e emrit të ri ishte i rregullt.
Nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, shtoi se të dy emrat e propozuar fillimisht janë të mazhorancës.
Sipas Tabakut, në bordin e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë dy përfaqësues nga opozita.
Ndryshimi i rendit të ditës, i propozuar nga Alibeaj, gjeti koncensus edhe nga mazhoranca.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’