Karateisti më i suksesshëm kosovar, Herolind Nishevci, ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij.
Lajmin për tërheqjen e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook të hënën mbrëma, ku njoftoi se nuk do të paraqitet më në arenat e karatesë.
“Përmbyllja zyrtare e karrierës si garues i reprezentacionit të Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Nishevci.
“Mirënjohës si gjithmonë ndaj Familjes time dhe të gjithë të tjerëve të cilët më ndihmuan dhe më përcjellën gjatë rrugëtimit tim drejt medaljeve Ballkanike, Evropiane e Botërore”, shtoi ai.
Herolind Nishevci gjatë karrierës së tij ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Linz të Austrisë në vitin 2016.
Ndërkohë, vitin e kaluar ai fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Poreç të Kroacisë.
Derisa, ai gjithashtu është shpallur sportisti i vitit në Kosovë në vitin 2016 dhe 2017.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’