Përballje

Nets shkatërrojnë Miami-n, Grizzlies mposhtin Bucks pa Ja Morant-in


Ekipet në NBA po duken sikur po përgaiten për playoff, por për disa ekipe ndeshjet e mbetura janë shumë të rëndësishmë për garën e Play-In.

Të shtunën, më 26 mars, tetë ndeshjet dhanë shumë për të folur, duke përfshirë një zjarr gjatë vizitës së Indiana Pacers në Toronto Raptors.

Një tjetër ndeshje e nxehtë ishte Memphis Grizzlies pa Ja Morant që mposhtën Giannis Antetokounmpo-n dhe kampionët në fuqi Milëaukee Bucks.

Spurs 107-103 Pelicans

Ndeshja e rëndësishme për pozitën e 10-të mes San Antonio Spurs dhe New Orleans Pelicans përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 107:103.

Pelicans kanë vetëm një fitore më shumë se Spurs, të cilët po i ndjekin deri në fund për garën e Play-In.

CJ McCollum shënoi 32 pikë në ndeshje për Neë Orleans, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kapërcyer San Antonio-s.

Keldon Johnson kryesoi Spurs me 21 pikë, Josh Richardson shënoi 18, Dejounte Murray shtoi 15, Jakob Poeltl dhe Joshua Primo secili nga 10, dhe Jock Landale dhe Zach Collins kontribuan me 10 pikë.

Kings 114-110 Magic

Një tjetër ndeshje e ngushtë ishte fitorja nga Sacramento Kings ndaj Orlando Magic në kohë shtesë.

Davion Mitchell kryesoi të gjithë koshashënuesit me 22 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës në Sacramento, Harrison Barnes shtoi 19 dhe tre lojtarë të tjerë të Kings shënuan 10+ pikë.

Franz Wagner udhëhoqi Orlandon në shënimin me 19 dhe Mo Bamba shtoi një pikë më pak për të shkuar me 13 kërcime.

Pacers 91-131 Raptors

Me pak më shumë se katër minuta të mbetura për të luajtur në pjesën e parë, Scotiabank Arena u evakuua për shkak të zjarrit të altoparlantit.

Loja rifilloi pas 70 minutash dhe pa tifozë në tribuna, dhe Raptors vazhduan të sigurojnë fitoren ndaj Pacers-it.

Performanca e Pascal Siakam me 23 pikë dhe pesë Raptors të tjerë që arritën pikë dyshifrore e çuan Toronto-n drejt fitores.

Oshae Brissett kryesoi Indianën me 21 pikë, Justin Anderson 18, Jalen Smith 15 dhe Buddy Hield 14.

Nets 110-95 Heat

Brooklyn Nets kontrolluan të gjithë ndeshjen kundër Miami Heat pasi shënuan 40 pikë në çerekun e dytë.

Nets krijuan një epërsi deri në 37 pikë, por Heat e zvogëloi atë në çerekun e fundit.

Kevin Durant kryesoi të gjithë koshashënuesit në parket me 23 pikë ndërsa Kyrie Irving shtoi vetëm 11 dhe Seth Curry 17.

Jimmy Butler shënoi vetëm shtatë pikë për Miami, ku shënuesi më i mirë ishte Bam Adebayo me 14.

Bucks 102-127 Grizzlies

Grizzlies shpërbëu kampionët në fuqi Bucks pavarësisht se Morant nuk ishte prezent për këtë.

Antetokounmpo shënoi 30 pikë me 11 kërcime, por përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të mposhtur Grizzlies.

Në mungesë të Morant-it, De’Anthony Melton u ngrit për të udhëhequr Memphis-in në shënimin me 24 pikë në 22 minuta.

Desmond Bane shtoi 20 pikë të tijat, Dillon Brooks 19, Jaren Jackson Jr. 16 dhe Tyus Jones kontribuoi me 13.

Ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

Chicago Bulls 98-94 Cleveland Cavaliers

OKC Thunder 107-113 Denver Nuggets

Houston Rockets 115-98 Trail Blazers

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore