Gramoz Vokrrit edhe zyrtarisht iu është refuzuar e mundësia e aplikimit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në këtë rast, i vetmi kandidat për kryetar të FFK-së në zgjedhjet që do të mbahen më 6 prill, ka mbetur kryetari aktual, Agim Ademi.
Vendimi për refuzimin e kandidimit të Gramozit u mor sot (e mërkurë) nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Pra, tashmë një gjë dihet, se Ademi do të vazhdojë të jetë në krye të FFK-së edhe për një mandat tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com