Trajneri aktual i Ajax-it, Erik Ten Hag, është më i preferuari nga Manchester United për t’u bërë trajner i tyre nga sezoni i ardhshëm.
Mediat angleze raportojnë se Ten Hag është më i dëshiruari për stolin e “djajve të kuq”, i cili do të lirohet në fund të sezonit nga trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick.
Mediat në Angli raportojnë se drejtuesit e United tashmë janë vënë në kontakte me përfaqësuesit e trajnerit holandez dhe dëshirojnë që marrëveshja të realizohet sa më parë.
Për stolin e shumëpërfolur të “djajve të kuq”, përveç Ten Hag, ishte i lidhur edhe emri i trajnerit aktual të PSG-së, Mauricio Pochettiono.
Mirëpo, mes dy emrave të lartcekur, Ten Hag është favorit, pasi që drejtuesit e klubit mendojnë se vetëm ai mund ta çojë Manchester-in në nivelin e duhur.
Gjithashtu tek United besojnë se emërimi i holandezit në krye të stolit, jo vetëm që do të ndihmonte në tërheqjen e lojtarëve të rinj, por do të ndihmonte edhe në mbajtjen në skuadër të disa prej tyre, e ardhmja e të cilëve është në ajër.
Emër tjetër i përfolur për stolin e skuadrës angleze, është edhe ai i trajnerit të Chelsea-t, Thomas Tuchel.
Aktualisht skuadra e tij po kalon momente të këqija, pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të Chelsea-t Roman Abramovich.
Andaj nëse nuk bëhet një zgjidhje e duhur, Tuchel mund të largohet nga blutë e Londrës.
Mirëpo te Manchester United kanë frikë se afrimi i Tuchel-it nuk do të shkonte në mënyrën më të lehtë, pas situatës së krijuar në klubin e Chelsea-t.
Andaj te holandezi Ten Hag kanë besimin e plotfuqishëm, të cilin dëshirojnë ta emërojnë para verës, në mënyrë që ai të shprehë dëshirat për futbollistët në ekip, para fillimit të afatit kalimtar të verës.
Kujtojmë që Erik Ten Hag po bënë një punë të shkëlqyer te skuadra e Ajax-it që nga emërimi si trajner në janar të vitit 2018.
Ai deri më tani ka arritur të fitojë dy herë kampionatin dhe dy herë Kupën e Holandës me Ajax-in.
Ajax- në krye me Ten Hag gjithashtu kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, ku në sezonin e kaluar shkuan deri në gjysmëfinale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë