Specialja kërkon të shpallen fajtorë Gucati dhe Haradinaj, të martën deklarata mbyllëse nga mbrojta
Në deklaratën përmbyllëse këtë të hënë të 14 marsit, Prokurori Matthew Holing nga Zyra e Prokurorit Special ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallen fajtor për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
“Ata donin të pengonin procedurat, donin të dhunonin sekretin e procedurave dhe donin të frikësonin dhe të hakmerreshin kundër atyre që kanë bashkëpunuar me këtë gjykatë dhe kjo ka ndodhur dhe ZPS e ka provuar këtë lidhur me çdo element të të gjitha pikave të aktakuzës, dosjet e palës mbrojtëse nuk dëshmojnë asgjë tjetër, ato nuk dëshmojnë dhe nuk mund ta dëshmojnë”, tha Holing.
Sipas tij, është të akuzuarit besojnë që hetimi i duhur i luftës së Kosovës do të qonte në përgjymtimin vetëm të keqbërësve serb por siç tha ai, jo edhe të UÇK-së.
Sipas aktakuzës ndaj Gucatit dhe Haradinaj, thuhet se së paku nga 7 deri më 25 shtator të vitit 2020, me anë të tre konferencave për shtyp dhe ngjarjeve të tjera të transmetuara, si dhe përmes përhapjes së mëtejshme, kishin zbuluar pa autorizim informacione të mbrojtura sipas ligjit të Dhomave të Specializuara, përfshirë detajet identifikuese të dëshmitarëve të caktuar të mundshëm.
Aktakuza gjithashtu thotë se Gucati e Haradinaj kanë bërë akuza dhe vërejtje nënçmuese kundër dëshmitarëve potencialë dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të minuar Dhomat e Specializuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vazhdon dëshminë në Speciale dëshmitari i 62-të
-
Kurti: Propaganda e Serbisë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë, gënjeshtër tinëzare për të mbjellë kaos
-
IDF merr kontrollin e kalimit të Rafahut, 20 të vrarë dhe tunele të reja u identifikuan
-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë