Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 18 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 967 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 11 mijë e 39 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 1 mijë e 284 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 75 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 570 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 939 mijë e 150 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 12 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 915 mijë e 920 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj tre serbëve të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Vokshi takon Nikollën për të zgjidhur ngërçin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë