Rritja e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin edhe për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës.
“Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhrit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer”, thuhej në njoftimin e Autoritetit.
Kjo lëvizje ka ardhur pas asaj të hetimit në kompanitë tregut të karburanteve naftë dhe benzinë, në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës dhe naftës kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
Të gjitha këto monitorime, ka sqaruar Autoriteti, apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.
“Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij”, përmbyllet njoftimi.
Kujtojmë se prej tre ditësh qytetarët në mbarë Shqipërinë kanë protestuar kundër rritjes së beftë të çmimeve. Ata i kanë kërkuar qeverisë të ndërhyjë dhe të përmirësojë politikat rregullatorë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet
-
Bislimi kërkon nga ministri hungarez të trajtohet aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
-
Putin: Negociatat e paqes marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira
-
Picula: Serbia dëshiron të kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin në Mal të Zi e Bosnje-Hercegovinë
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi