Çmimi i naftës në Shqipëri ka kapur shifrën e 230 lekëve për litër. Kjo vlerë është parë vetëm përgjatë krizës së madhe të naftës në vitet 2000.
Rritja e saj është parë dhe në nivel global, ku për shkak të krizës Ukrainë-Rusi, çmimi për fuçi i naftës ka kapur vlerën e 100 dollarëve, 80% më shumë se fillimviti i 2021-it.
Në një dalje për mediat, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se pritet një stabilizim i çmimeve të naftës nga gjysma e vitit 2022.
Ibrahimaj tha se çmimi i naftës dhe i gazit në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare, mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar.
Deklarata e saj, erdhi në një kohë kur nuk ka pasur përshkallëzim të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë