Bojkotit të shtetit rus i është bashkuar edhe firma e mirënjohur botërore e veshjeve sportive NIKE, nga e cila është bërë me dije se tregu rus, do të jetë i kifuzar për produktet e tyre.
Nëpërmjet faqeve të internetit të NIKE, personat rezidentë në Rusi, nuk do të mund të blejnë produkte. As nga aplikacionet e firmës, përdorues të Android apo iOS.
Justifkimi për këtë fakt në faqet e internetit, kur një person rezident në Rusi hyn dhe kërkon të blejë, është një mesazh, i cili shpjegon se është e pamundur që për çastet kur flasim, NIKE të bëjë dërgesa në Rusi.
Kështu, gjigandët e sportit i bashkohen industrisë kinematografike, ku studiot hollivudiane të Disney, Warner Bros apo Sony, bojkotuan tregun rus të kinemasë.
Apple po ashtu, është bërë gjigandi i fundit teknologjik, i cili ka bojkotuar tregun rus për produktet e tyre telefonike apo kompjuterike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë