Formula 1 ka anuluar çmimin e madh të Rusisë që ishte paraparë të zhvillohej në muajin shtator.
Sporti më i shpejtë në botë, ka qenë një ndër sportet që ka reaguar shumë ndaj sulmeve të ushtrisë ruse mbi Ukrainën.
Pasi skuadra e Haas, vendosi që të largojë të gjitha simbolet ruse duke hequr nga makina e saj edhe sponsorin kryesor, UralKali, sot ka vepruar edhe FIA.
Organi më i lartë i garave automobilistike, ka vendosur që Formula 1 nuk do të garojë në Rusi, në garën e Sochi-t këtë vit.
Me një komunikatë zyrtare, shkruhet:
“Kampionati i Formula 1 viziton shtete në të gjithë botën, me vizion pozitiv që të bashkojë njerëzit dhe të sjellë shtetet së bashku”, nis komunikata.
“Ne po përcjellim nga afër zhvillimet në Ukrainë me mërzi dhe të shokuar, me shpresën që të arrihet paqe për situatën aktuale”.
“Të enjten në mbrëmje, FIA, F1 dhe skuadra disktuan për pozitën e sportit tonë, dhe kemi vendosur që është e pamundur të zhvillohet gara e Rusisë në kushtet aktuale”.
Pas këtij vendimi, mundësitë janë të mëdha që piloti i vetëm rus në F1, Nikita Mazepin, të largohet nga Haas deri në një vendim tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë