Lajme

Zbehen shpresat për të mbijetuarit nga përmbytjet në qytetin brazilian Petrópolis


Alarmet ranë në të gjithë qytetin brazilian të Petrópolis të enjten, duke paralajmëruar për më shumë shira të dendur, që do të vijnë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që vranë të paktën 117 njerëz dhe më shumë se 100 të zhdukur.

Misioni i shpëtimit është ndërprerë përkohësisht dhe disa njerëz, nga frika e më shumë shkatërrimeve, po ikin nga qyteti.

Një shpëtimtar vullnetar tha se gjetja e të mbijetuarve nën rrënoja tani ishte “praktikisht e pamundur”. Reshjet e kësaj jave në Petrópolis ishin më të mëdhatë në gati një shekull.

Reshjet vetëm të martën tejkaluan mesataren për të gjithë shkurtin, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qytetin në veri të Rios dhe duke i kthyer rrugët në lumenj balte.

Shtëpitë janë përfshirë dhe automjetet janë marrë me vete.

Funeralet e para u zhvilluan të enjten për viktimat që ishin identifikuar zyrtarisht, me historitë e atyre që vdiqën filluan të dalin në dritë.

Banorët kanë nevojë për ekspertë, që të gërmojnë në mënyrë të sigurtë, por punonjësit e shpëtimit nuk mund ta bëjnë këtë pa dijeninë lokale.

Megjithatë, shpresat po zbehen. Numri i të vdekurve u rrit ngadalë gjatë ditës, por nuk u tërhoqën më të mbijetuar nga rrënojat, sipas Mbrojtjes Civile Kombëtare të Brazilit, e cila ka dhënë përditësime në median sociale Twitter.

Dhe ndërsa të afërmit nuk duan të heqin dorë nga shpresa për të gjetur njerëz të gjallë, shumë ishin realistë se ky është një operacion rikuperimi tani, jo një mision shpëtimi.

Për të tjerët, alarmet që paralajmëronin banorët për më shumë rrebeshe, treguan se ishte koha për t’u larguar.

Petrópolis, zakonisht një arratisje popullore turistike për t’i shpëtuar vapës së verës, tani është një qytet në traumë.

Lagjja është copëtuar, por është bashkuar në rrethanat më të këqija të mundshme, të bashkuar në pikëllim dhe dhimbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore