Lajme

Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut kanë bërë kërdinë në Petropolis të Brazilit


Të paktën 38 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petrópolis. Këtë e kanë konfirmuar për mediat punonjësit e urgjencës.

Qyteti, i cili ndodhet në veri të Rio de Janeiro-s, u godit nga reshje të rrëmbyeshme.

Shtëpitë në lagjet e kodrave u shkatërruan dhe makinat u rrënuan, ndërsa ujërat vërshuan nëpër rrugët e qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po krehin baltën për të mbijetuarit.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe automjete që pluskonin në rrugë.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi, ka thënë se do të ofrohet ndihmë për viktimat.

Më shumë se 180 ushtarë janë vendosur dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë më vonë të mërkurën.

Në një nga lagjet më të goditura, 80 banesa vlerësohet të jenë dëmtuar nga uji i rrjedhshëm.

Petrópolis, dikur rezidenca verore e perandorit brazilian, është një destinacion popullor turistik. Por vendndodhja e saj do të thotë se është gjithashtu e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Incidenti më i rëndë ndodhi në vitin 2011, kur më shumë se 900 njerëz u vranë nga rrëshqitjet e dheut që goditën Petropolis dhe qytetet fqinje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore