Fabrika më e vjetër e prodhimit të birrës është zbuluar nga një ekip arkeologësh në një sit afër Egjiptit jugor.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Turizmit egjiptiane.
Ndërtesa përmbante disa njësi të përbëra nga 40 tenxhere prej argjileje të vendosura në dy rreshta paralele.
Sekretari i Këshillit Suprem të Antikiteteve në Egjipt, është shprehur se kjo është fabrika më e vjetër e birrës në botë.
Arkeologët britanikë zbuluan së pari ekzistencën e fabrikës së birrës në fillim të shekullit të XX-të, por vendndodhja e saj nuk u përcaktua kurrë saktësisht.
Ekipi i përbashkët egjiptian-amerikan ishte në gjendje ta ri-lokalizojë dhe zbulojë atë.
Fabrika e birrës përbëhej nga tetë zona të mëdha të cilat u përdorën si “njësi për prodhimin e birrës”.
Një përzierje e drithërave dhe ujit e përdorur për prodhimin e birrës ngrohej në kazanët, të cilët mbaheshin në vend nga levat e bëra prej balte të vendosura vertikalisht në formën e unazave.
Birraria mund të jetë ndërtuar në këtë vend posaçërisht për të furnizuar ritualet mbretërore që ndodhnin brenda ambienteve të varrimit të mbretërve të Egjiptit.
Provat për përdorimin e birrës në ritet e flijimit, u gjetën gjatë gërmimeve në këto ambiente.
Fragmente qeramike të përdorura nga egjiptianët për të bërë birrat dhe që datojnë prej 5 mijë vjetësh u zbuluan në një vend ndërtimi në Tel Aviv, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikiteteve në 2015.
Zbulime të tjera në zonë
Abydos, vendi i zbulimit, ka pasur prani thesaresh gjatë viteve dhe është i famshëm për tempujt e tij, siç është ai i Seti I.
Në vitin 2000, një ekip arkeologësh amerikanë nxorën në dritë në Abydos, shembullin më të hershëm të një varke diellore egjiptiane, që daton që nga dinastia e parë faraonike rreth 5 mijë vjet më parë.
Egjipti ka njoftuar disa zbulime të reja të mëdha, të cilat shpreson se do të nxisin turizmin, një sektor i cili ka pësuar goditje të shumta.
Një mision që punonte afër Aleksandrisë kohët e fundit zbuloi disa mumie 2 mijë vjeçare që mbanin amuleta floriri në gjuhë. Mendohet se ishin vendosur në gojën e të vdekurve për t’iu siguruar atyre të folurin në jetën e përtejme.
Autoritetet kishin pritur që 15 milionë turistë të vizitonin Egjiptin në vitin 2020, por virusi i ka mbajtur pushuesit larg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
‘Flet partia e vulës për moral’, Meta për Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Akuzat e Metës, reagon PD: Koha kur ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund
-
Vendosja e kamerave në Veri “përplasë” Qeverinë me Listën Serbe
Lajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar